Turqia ka paralajmëruar se mund të rihapë rrugën për refugjatët siriane që të hyjnë në Europë, nëse nuk merr mbështetje ndërkombëtare për krijimin e një zone të sigurtë në veri të Sirisë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për “mbështetje logjistike” për të krijuar një zonë të sigurt në veri-lindje të Sirisë, transmeton portali arbresh.info
“Ose do të ndodh kjo, ose ne detyrohemi të hapim portat”, tha ai.
Turqia është kthyer në një shtëpi për më shumë se 3.6 milionë sirianë të larguar nga lufta civile.
Planin mbi zonën e sigurtë e mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikes.
Por plani është i diskutueshëm, sepse forcat kurde siriane janë të kujdesshëm që Turqia të zhvendos shumë sirianë në veri-lindje të cilët nuk janë me origjinë nga ajo zonë.
“Qëllimi ynë është që të paktën një million vëllezër tanë të kthehen në zonën e sigurtë që do të formohet përgjatë kufirit tonë”, tha Erdogan në një fjalim në Ankara.
Turqia dëshiron që forcat amerikane të patrullojnë së bashku zonën e sigurt, dhe Erdogan tha që Turqia ishte “e vendosur për ta krijojë atë deri në fund të shtatorit.”/arbresh.info/
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...