Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë është rritur pas përplasjes së anijeve dy ditë më parë në Egje.
Sëfundmi, mediat turke raportojnë se Forcat Ajrore të Turqisë kanë ngritur në ajër 8 avionë të tipit F-16, të cilët janë të pajisur me raketa ajër-ajër “të gatshme për të qëlluar në rast rreziku”.
Hurriyet raporton se 8 avionët F-16 do të qendrojnë në ajër gjatë gjithë kohës duke patrulluar në zonën detare ku është duke kryer kërkime anija “Oruç Reis” dhe do t’i përgjigjen çdo provokimi nga ushtria greke.
Avionët turq janë të pajisur me raketa “AIM-9 Sidewinder”, të cilat janë armatimi standard i këtij lloj avioni në raste të tilla.
Dy netë më parë, gjatë tensionit në Egjeun Lindor u shënua një përplasje fizike mes fregatës turke “Kemal Reis” dhe asaj greke “Lemnos”.Greqia e cilësoi aksident, kurse Turqia provokim, ndërsa Erdogani kërcënoi se do t’i përgjigjeshin çdo lëvizjeje të ngjashme të grekëve. / abcnews.al
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur