Terroristja nga lista e më të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme u neutralizua në operacionin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT).
Një terroriste e lartë e YPG/PKK-së u neutralizua më 19 nëntor në veri të Irakut gjatë një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT), thanë burime turke të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke shpesh përdorin termin “të neutralizuar” me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.
Terroristja e identifikuar si Berat Afşin, me emrin e koduar Medya Agit, ishte në kategorinë më të lartë të kuqe të listës së të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, si dhe ishte një anëtare femër e lartë e grupit terrorist në Siri dhe Irak, shtoi burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u pronocuar për media.
Pasi u bashkua me aktivitetet e YPG/PKK-së në zonat rurale në vitin 1997, Afşin mori pjesë në sulme të armatosura në vitet 2000 në Turqi.
Në vitin 2010, Afşin mori pjesë në aktivitete terroriste në rajonin e Qandilit në veri të Irakut, aty ku ndodhet baza kryesore selia e YPG/PKK-së dhe gjithashtu ishte një terroriste e lartë në YJA-Star, dega e grave të YPG/PKK-së dhe YJS-së, një grup i ngjashëm.
Terroristët e PKK-së shpesh përdorin veriun e Irakut si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste ndaj Turqisë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in