Turqia do të ndërtojë një ishull artificial në Detin e Zi jashtë provincës së Trabzonit, si pjesë e programit të zhvillimit industrial, raportojnë mediat turke.
Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë e Industrisë Faruk Ozlu ka thënë që Turqia është e interesuar në ndërtimin e pesë qyteteve të reja industriale në provincat e saj, transmeton portali arbresh.info
“Ndërtimi i qyteteve industriale do të kontribuojë në rritjen e ekonomisë turke”, tha Ozlu, duke shtuar se, në veçanti, do të ulë importet dhe do t’i japë shtysë zhvillimit të industrisë vendase.
“Si rezultat, pritet të marrim të ardhura me vlerë prej 200 deri në 250 miliardë dollarë në vit”, tha ai.
Ministri theksoi gjithashtu se qytetet industriale ekzistojnë në disa vende, duke përfshirë Kinën./arbresh.info/
Bayerni mposht Realin midis ‘Bernabeut’, Arsenali fiton në L...
Trumpi thotë se “jemi në negociata të nxehta” mbi luftën në ...
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij