Turqia mund të humbasë rreth gjysmë milionë turistë për shkak të kufizimeve ruse në udhëtimet ajrore, të cilat do të qëndrojnë në fuqi deri në fillim të muajit qershor.
Rusia ka njoftuar se do të kufizojë trafikun ajror me Turqinë deri më 1 qershor për shkak të një numri rekord të infeksioneve të reja në vend dhe një bllokimi të ri, transmeton portal arbresh.info
“Ndalimi mund të hiqet përpara afatit nëse numri i njerëzve të infektuar rishtas zvogëlohet. Turqia mund të humbasë rreth gjysmë milioni turistë,” tha Ministri Nuri Ersoy.
Ai shtoi se rusët nuk janë duke bërë rezervime për këtë verë në Turqi.
Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha të hënën se një delegacion rus së shpejti do të vizitojë destinacionet turistike në Turqi për të përcaktuar nëse masat e kontrollit të koronavirusit po zbatohen.
Vitin e kaluar, pandemia uli të ardhurat e turizmit të Turqisë me dy të tretat. Turizmi është një burim i rëndësishëm i fitimeve të këmbimit valutor për ekonominë lokale./arbresh.info/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...