Turqia nuk ka përdorur kurrë armë kimike në operacionet e saj në Siri dhe bën kujdes maksimal ndaj civilëve, tha Ministri i Jashtëm turk, pasi forcat kurde akuzuan forcat e Turqisë për përdorimin e armëve kimike në rajonin e Afrinit në Siri.
“Është një histori e trilluar. Turqia kurrë nuk ka përdorur asnjë lloj të armëve kimike”, tha Mevlut Çavusoglu për gazetarët në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, transmeton portali arbresh.info
Ai hodhi poshtë raportet e kurdëve duke i quajtur ato si propagandë.
Tutje ai tha se Turqia ka bërë kujdes maksimal për të mbrojtur civilët në operacionin e saj ushtarak.
Forcat kurde siriane dhe një grup monitoruesish thanë se ushtria turke ka kryer një sulm të dyshuar me përdorim të armëve kimike, ku mbetën të plagosur edhe gjashtë persona në rajonin e Afrin të Sirisë./arbresh.info/
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...