Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se vendi ka filluar evakuimin e trupave të saj nga Afganistani.
“Forcat e Armatosura turke po kthehen në atdheun tonë me krenarinë e përmbushjes me sukses të detyrës që u është besuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se që nga viti 2002, Forcat e Armatosura turke kanë operuar në Afganistan në misionet e OKB-së, NATO-s dhe marrëveshjeve dypalëshe për të kontribuar në paqen, mirëqenien dhe stabilitetin e popullit afgan.
Ai shtoi se trupat turke ndërhynë së bashku me ushtarët e vendeve të tjera gjatë kaosit dhe siguruan sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul.
Në deklaratë theksohet se rreth 1.129 civilë turq u evakuuan me avionë ushtarak gjatë këtij procesi. /atsh
Mbi 170 mijë nënshkrime për peticionin e OVL-UÇK-së, të mërk...
Moti sot në Shqipëri
Trump: Sot nis “Operacioni Liria” në Ngushticën e Hormuzit
Liderët evropianë mblidhen në Armeni, dikur aleate e ngushtë...
Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së...
Moti sot diell, temperatura deri në 22°C