Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Rusisë dhe Turqisë të stabilizojnë provincën Idlib në Siri, për të cilën ai thotë se vuan nga një “katastrofë humanitare”.
“Unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e luftimeve në Idlib dhe situata është veçanërisht e rrezikshme duke pasur parasysh përfshirjen e një numri më të madh të aktorëve”, tha Guterres, derisa u bëri thirrje Moskës dhe Ankarasë për të stabilizuar situatën pa vonesë.
“Rusia, aleati kryesor i qeverisë së Sirisë, dhe Turqia e cila ka mbështetur rebelët anti-qeveritar në luftën civile tetëvjeçare, vitin e kaluar bashkë-sponsorizuan një marrëveshje për ulje të tensioneve në zonën e Sirisë veriperëndimore.
Por marrëveshja nuk u zbatua, duke detyruar qindra mijëra civilë të ikin nga Idlibi, ku rebelët e anti-qeveritar po luftojnë kundër qeverisë siriane.
Nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Mark Lowcock i tha Këshillit të Sigurimit se pas ofensivës së trupave qeveritare në Idlib më 30 prill, rreth 330.000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se 230 civilë kanë vdekur.
KFOR-i zviceran shpreh interesim për luftën kundër korrupsio...
KQZ akrediton 283 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kurti: Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë e...
Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...
Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro shpërblim për secilin pun...
Pas thashethemeve për ndarje, Klea Huta surprizon me urimin ...