Turqia dhe Rusia finalizuan një marrëveshje për furnizimin e Ankarasë nga Moska me raketa tokë-ajër, S-400. Lajmi u konfirmua sot nga CNN turk dhe disa media të tjera.
Dy vendet kanë punuar për këtë marrëveshje prej më shumë se një viti dhe sistemi ka vlerën e rreth 2.5 miliardë dollarëve.
Marrëveshja ka shkaktuar shqetësim në perëndim, sepse Turqia është vend anëtar i NATO-s dhe ky sistem nuk mund të integrohet në infrastrukturën ushtarake të aleancës.
Marrëveshja është hapi më i fundit në një seri lëvizjesh të Ankarasë për të rritur aftësinë e saj mbrojtëse, ndërsa përballet me kërcënime nga kurdët dhe militantët islamikë në vend dhe jashtë tij në Siri dhe Irak.
Lidhur me marrëveshjen nuk u dha asnjë hollësi. Por sipas Sergei Chemezov, kreu i koorporatës ruse shtetërore Rostec, Moska pritet të nisë furnizimin e parë në marsin e 2020-s dhe Turqia pritet të jetë i pari shtet anëtar i NATO-s i pajisur me një sistem të përparuar të raketave S-400.
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme