Njëmbëdhjetë xhihadistët francezë të arrestuar në Turqi, dëbimi i afërt i të cilëve u njoftua sot nga Ankaraja, si pjesë e një sërë dëbimesh të luftëtarëve të huaj të grupit Shteti Islamik, janë kryesisht gra, deklaroi një burim.
“Disa prej këtyre personave ndodhen në burg prej shumë kohësh dhe disa të tjerë kanë ardhur pak më vonë. Të gjithë ata, pas mbërritjes në Francë, do të arrestohen dhe do të paraqiten para një gjykatësi, si pjesë e “protokollit të Cazeneuve”, saktësoi po i njëjti burim.
E dyshuar prej kohësh se lejonte kalimin e xhihadistëve nëpër kufirin e saj për të kaluar në Siri, Turqia, e goditur nga sulme të shumta të ISIS-it, iu bashkua koalicionit antixhihadist në vitin 2015.
Megjithatë, këto javët e fundit, Ankaraja është akuzuar se ka dobësuar luftën kundër elementëve të shpërndarë të ISIS, duke filluar më 9 tetor një ofensivë kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG), shtylla kryesore e luftës kundër organizatës xhihadiste./atsh/
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri
Moti sot në Shqipëri
Riorganizimi i procesit mësimor për Ramazan nxit debat për a...