Ambasadori i parë turk i emëruar në Izrael prej vitit 2010 paraqiti sot letrat kredenciale presidentit izraelit, Reuven Rivlin pas gjashtë vitesh krizë diplomatike mes dy vendeve, sipas një deklarate.
“Ambasadori Mekin Okem u prit në Jeruzalem nga presidenti Rivlin, i cili mori shkas nga rasti në fjalë për t’i shprehur ngushëllimet e tij pas sulmit tragjik të regjistruar dy ditë më parë në Stamboll”, bëri të ditur një deklaratë e presidencës izraelite.
Presidenti vuri theksin tek shpresa e “një faqeje të re premtuese” të hapur në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mori javën e fundit letrat kredenciale të ambasadorit izraelit në Ankara, Eitan Naeh.
Mekin Okem është ambasadori i parë turk i emëruar në këtë post në Izrael prej sulmit të ndërmarrë në 2010 nga ana e komandove izraelite kundër një anije që kërkonte të thyente bllokadën në Rripin e Gazës. Dhjetë turq u vranë në këtë sulm.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...