Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isık ka konfirmuar sot se Ankaraja zyrtare ka arritur marrëveshje me Moskën për çështjet teknike të blerjes së sistemit antiraketor rus S-400.
“Të gjitha detajet teknike janë aprovuar, si nga pala ruse ashtu dhe nga pala turke. Vazhdojmë të përpilojmë pjesën financiare të kontratës dhe mendoj se edhe ajo do të jetë gati për disa ditë”, tha Isık në një intervistë për televizionin “TRT Haber”.
Ai po ashtu tha se Turqia do të vazhdojë programin nacional të zhvillimit të sistemit të saj antiraketor, në çka bashkëpunon me aleatët e NATO-s, Italinë dhe Francën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Vladimir Kozhin javën e kaluar njoftoi se Rusia ka arritur marrëveshje parimore me Turqinë për dërgesën e sistemit antiraketor S-400 dhe se Moska zyrtare nuk sheh asnjë problem për faktin se Turqia është anëtare e NATO-s.
S-400 është gjeneratë e re e sistemit antiraketor rus që ka kapcitet të shkrepjes së tre lloje të raketave për neutralizimin e fluturakeve, raketave balistike, kryqëzuesve dhe objekte tjera. Sistemi është i pajisur me teknologji bashkëkohore dhe në një moment mund të përcjell deri në 300 objektiva të ndryshme.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...