Policia turke arrestoi 150 ushtarë për lidhje të dyshuara me klerikun fetar, Fethuallah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në korrik të vitit 2016.
Policia tha se operacioni është kryer me urdhër të prokurorit të Stambollit.
Të enjten, ndërkaq, u arrestuan mbi 80 pjesëtarë të forcës ajrore, nën akuzat e njëjta.
Turqia ka arrestuar mbi 160,000 njerëz dhe ka shkarkuar ose pezulluar nga puna gati të njëjtin numër të shërbyesve civilë që nga puçi i dështuar.
Prej tyre, mbi 50,000 janë akuzuar formalisht dhe mbahen në burg gjatë gjykimit të tyre.
Aleatët perëndimorë e kanë kritikuar Turqinë për këtë përndjekje.
Kritikët thonë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e shfrytëzon atë për të heshtur zërat kritikë.
Turqia thotë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare. /Rel/
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...