Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin janë arrestuar 99 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Arrestimet u kryen kryesisht në Ankara dhe në Izmir në perëndim të shtetit, por edhe në pjesën lindore dhe jugore, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në X.
“Nëntëdhjetenëntë të dyshuar janë arrestuar në operacionin GURZ-4, që zgjati tre ditë”, tha Yerlikaya.
“Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist”, shtoi ai.
Në vitet e fundit, autoritetet turke kanë kryer disa arrestime masive të anëtarëve të dyshuar të IS-it. Në mars, autoritetet turke arrestuan 147 pjesëtarë të dyshuar të grupit ekstremist.
Pas këtyre arrestimeve, Yerlikaya deklaroi se policia kishte arrestuar në total 2.919 persona të dyshuar se kanë lidhje me grupin ekstremist./REL/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit