Një nuse në qytetin Tekirdag të Turqisë para ceremonisë së dasmës ka shkuar për të votuar me fustanin e nusërisë në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që zhvillohen ditën e sotme, raporton Anadolu Agency (AA).
Nusja Zeynep Giriklioğlu, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve pasi ajo para ceremonisë së dasmës ka mbërritur në shkollën e mesme të hotelerisë dhe turizmit në qytetin Tekirdağ për të votuar.
Zeynep, e cila ka votuar në kutinë e votimit 1424 në një deklaratë për AA ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj Çağrı Giriklioğlu nuk ndodhet bashkë me të sepse ai do të votojë në Stamboll.
Pasi ka bërë të ditur se ka ardhur para ceremonisë së dasmës për të votuar për të përmbushur detyrën e saj si qytetare, Giriklioğlu, tha: “Datën e dasmë e kishim përcaktuar 6 muaj më parë, dhe është një rastësi që dasma ka përkuar me zgjedhjet. Është një ndjenjë ndryshe të votosh me fustanin e nusërisë. As që e kishim menduar një gjë të tillë. Shpresoj që çdo gjë të jetë për të mirën e vendit tonë. Pasi të votoj do të nisem për në dasmë”.
Po ashtu Giriklioğlu, duke shprehur urimet që zgjedhjet të jenë në të mirë të Turqisë, ajo ka shtuar se martesa në ditën e zgjedhjeve do të jetë një moment i paharrueshëm për ta.
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...