Mediat turke kanë bërë të ditur se prokurorët në Turqi janë duke kërkuar deri në 142 vjet burg për liderët e partisë pro-kurde.
Sipas Anadoly Agency, aktakuza me të cilën përballet kreu u partisë pro-kurdë në Turqi, Selahattin Demirtas është udhëheqja e rebelëve kurdë kundër ligjeve të vendit dhe përgjegjësia që mban për dhunën që shpërtheu në vitin 2014, kur më shumë se 30 persona mbetën të vdekur, transmeton arbresh.info.
Figen Yuksekdag, i cili kryeson partinë e njohur si HDP përballet me akuza të njëjta. Prokurorët kërkojnë deri në 83 vjet burg për Yuksekdag.
Qeveria në Turqi pretendon se partia HDP, partia e tretë më e madhe në vend, është e lidhur me kryengritësit, megjithatë këto akuza janë mohuar nga partia pro-kurde.
Parlamenti turk vitin e kaluar miratoi ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve turk, dukë hapur rrugën e arrestimit për 11 deputetë pro-kurdë, duke përfshirë Demirtas dhe Yuksekdag./Arbresh.info
Hamza: Saherë ka nevojë për Mitrovicën jam aty
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin