Turqia do të hapë qendra testimi për koronavirusin në aeroporte, deklaroi ministri turk i Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.
Ai tha se synimet e turizmit “Turqia 2023” mbetën siç ishin planifikuar.
“Synimi për 75 milionë turistë dhe i të ardhurave prej 65 miliardësh dollarë për vitin 2023 do të arrihen”, theksoi Ersoy.
Ai shtoi se më shumë se 727 hotele dhe rreth 900 restorante kanë aplikuar për certifikim të turizmit të sigurt, gjë që tregon se janë marrë masa standarde për të parandaluar infeksionet nga COVID-19.
Ersoy theksoi se numri i plazheve publike në dispozicion në provincën turistike jugore të vendit, Antalia do të rritet çdo vit./expres/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit