Autoritetet turke kanë arrestuar disajnerin e modës, Barbaros Sansal, me akuzën për nxitje të urretjes në mediat sociale, një ditë pasi ai u sulmua nga mbajtësit e bagazheve në aeroportin kryesor të Stambollit.
Mediat sociale kanë shfaqur pamjet kur disajneri është goditur nga punëtorët e aeroportit, transmeton arbresh.info.
Sansalit i është mbyllur llogaria në rrjetet sociale pasi ai bënte thirrje që njerëzit të vazhdojnë të festojnë Vitin e Ri ‘edhe pse në vend ka pandershmëri, poshtëri dhe varfërim’.
Ai këto komente i ka bërë menjëherë pas sulmit të armatosur në një klub nate në Stamboll, ku mbetën të vrarë 39 persona.
Disajneri i modës ishte një zë kritik ndaj partisë qeveritare në pushtet dhe përmes mediave sociale ai ka protestuar disa herë për gazetarët e burgosur dhe korrupsionin në vend.
Në Turqi vazhdojnë të qëndrojnë të burgosur të paktën 81 gazetarë./Arbresh.info
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca