Të paktën 51 shtetas të huaj janë arrestuar në Stamboll në kuadër të operacioneve kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste ISIS.
Siç mëson gazetari i AA-së, ekipet policore të Departamentit të anti-terrorit në Stamboll, kanë marrë një lajmërim për pjesëtarët e ISIS-it, të cilët planifikonin të ndërmerrnin aktivitete në rajonin e qytetit të Stambollit.
Operacionet policore janë kryer në 11 lagje të Stambollit dhe njëkohësisht bastisje janë kryer në 16 adresa. Janë arrestuar të paktën 51 persona, shtetas të huaj.
Gjatë bastisjeve janë konfiskuar dokumente të rëndësishme digjitale.
Në vijim është marrja në pyetje e të arrestuarve.
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...