Policia turke ka bërë të ditur se të paktën 51 militantë të dyshuar të të ashtuquajturit Shteti Islamik janë arrestuar.
Në një deklaratë të lëshuar nga policia turke thuhet se njësiti anti-terrorizëm bastisi 16 vende të ndryshme në qytetin e Stambollit, duke arrestuar të dyshuarit që sipas policisë janë ‘luftëtarë të huaj’.
“Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të huaj “, thuhet në deklaratën e policisë, duke mos cekur se nga cilat shtete janë të dyshuarit.
Të gjithë të dyshuarit planifikonin të udhëtonin në “zonat e konfliktit”.
Turqia ka pësuar një sërë sulmesh vdekjeprurëse nga militantët e IS-it, kështu duke përfshirë edhe sulmin e vitit të ri në një klub nate në Stamboll në fillim të vitit 2017, ku u vranë 39 vetë.
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...