Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık, mëngjesin e sotëm deklaroi se 72 ushtarë janë në spital për trajtim të mëtejshëm, por se në mesin e tyre nuk ka rrezik jete.
I shoqëruar nga komandanti i forcave këmbësorike të ushtrisë, gjenerali Zeki Çollak, ministri Işık të dielën në mëngjes vizitoi ushtarë në spital.
Prefekti i provincës Manisa, Mustafa Hakan Guvencer, deklaroi për AA se akoma nuk mund të thonë saktë nëse vallë ushtarët janë helmuar nga ushqimi meqë siç tha, po kryhet një hetim për të zbardhur shkaqet.
“Nuk mund të them asgjë zyrtarisht për shkaqet e problemit me shëndetin e ushtarëve të cilat u hospitalizuan pas darkës së ngrënë. Të gjitha detajet do të dihen pas hetimit laboratorik”, tha ai.
Policia turke nisi një hetim për rastin duke arrestuar të paktën 19 njerëz, përfshirë edhe drejtorin e kompanisë e cila ka përgatitur dhe ka shërbyer darkën për një total prej 5.470 trupa në Manisa.
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...