Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se ata kanë pranuar shumë trupa që besohet se kanë vdekur për shkak të thithjes së gazrave toksike.
Autopsitë u kryen mbi trupat në spitalin Al-Shefa në qytetin e Gazës, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se shkaku i vdekjes u përcaktua të ishte asfiksimi pas thithjes së gazrave toksike.
Ministria, megjithatë, nuk specifikoi numrin e trupave.
Izraeli vazhdon të shënjestrojë Gazën me bombardime të ashpra deri më tani duke vrarë 83 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe gjashtë gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Të paktën 388 të tjerë janë plagosur, përveç dëmtimeve të mëdha në ndërtesat e banimit nëpër Gaza.
Deri më sot, gjashtë izraelitë kanë humbur jetën në dhunën e fundit, pesë prej tyre në sulme me raketa përveç një ushtari të vrarë kur një raketë e drejtuar antitank goditi automjetin e tij./aa/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...