Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se Nicole McGraw, e diplomuar për histori arti, do të jetë ambasadorja e re e SHBA-së në Kroaci.
“Nicole është një filantropiste, grua e veçantë dhe koleksioniste arti me famë botërore. Ajo hapi galerinë e saj të parë të artit në Palm Beach Gardens në vitin 2006 dhe që atëherë ka ndërtuar një bazë globale klientësh si dhe një ‘fond mbrojtës’ të suksesshëm të specializuar në investimet e artit të bukur”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale.
Ai shtoi se Nicole u solli njerëzve artet e bukura përmes punës së saj në krye të bamirësive dhe mblodhi miliona dollarë për fëmijët e neglizhuar dhe të keqtrajtuar si anëtare e bordit të Place of Hope. Ajo u diplomua për histori arti në Universitetin Metodist Jugor./abcnews.al
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...