Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të shtunën se do të shmangë Luftën e Tretë Botërore nëse zgjidhet në vitin 2024, duke përsëritur se mund t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh.
“Sapo të zgjidhem, para se të hyj në Shtëpinë e Bardhë, do t’i jap fund luftës në Ukrainë, nëse ajo vazhdon ende. Unë jam i vetmi që mund të parandaloj Luftën e Tretë Botërore“, tha ish presidenti amerikan.
Trump paralajmëroi se liderët e tjerë botërorë janë “të këqij” dhe “dinakë” dhe se ata “mendojnë se SHBA-të drejtohen nga budallenj”, duke përfunduar se Presidenti Joe Biden “nuk ka idenë” se si të merret me ta./abcnews.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...