
U.S. President Donald Trump speaks to reporters in the Rose Garden after a meeting with U.S. Congressional leaders about the U.S. government shutdown and border security at the White House in Washington, U.S., January 4, 2019. REUTERS/Carlos Barria
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka janë pajtuar për të hequr tarifat ekzistuese ndaj mallrave kinezë, duke ulur shpresat për arritjen e një rezolute në luftën tregtare.
Ndërkohë ai kishte pasur optimizëm prej perspektivës së heqjes së tarifave
“Kina kërkon heqjen e tarifave. Unë nuk jam pajtuar për asgjë”, tha presidenti Trump, duke shtuar se bëhet fjalë për vetëm një pjesë të tarifave.
Ministra kineze e Tregtisë bëri të ditur më herët gjatë javës se negociatorët e Uashingtonit dhe Pekini kishin rënë dakord për të hequr një pjesë të tarifave ndaj produkteve në faza të ndryshme të marrëveshjes tregtare.
Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje, që Washingtoni e quan fazën e parë të zgjidhjes së luftës tregtare shkruan telegrafi.
Trump kërkon që Pekini të heqë dorë nga disa praktika tregtare si transferimin e detyrueshëm të teknologjisë, vjedhjes së pronës intelektuale, ndërkohë që blen edhe më shumë mallra amerikanë të bujqësisë.
Ai ka vënë tarifa ndaj mbi 500 miliardë dollarë mallra kinezë, ndërsa Pekini ndaj 110 miliardë produkteve amerikane. Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të heqin tarifat, pasi mund të godasin të gjithë ekonominë botërore.
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...