Donald Trump ka ndaluar transgjinorët nga shërbimi në ushtrinë amerikane, duke fajësuar “kostot mjekësore dhe përçarjet” që do të shkaktonin, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti e bëri njoftimin në një seri prej tre cicërimave, duke thënë: “Pas konsultimeve me gjeneralët dhe ekspertët ushtarakë, ju lutemi të këshilloheni që qeveria e Shteteve të Bashkuara të mos pranojë ose lejojë individët transgjinorë të shërbejnë në ndonjë kapacitet në Ushtrinë Amerikane.
“Ushtria jonë duhet të fokusohet në një fitore vendimtare dhe dërrmuese dhe nuk mund të rëndohet me shpenzimet e jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarjet që transgjinori në ushtri do të sjellë. Faleminderit”./Arbresh.info
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten