Presidenti Donald Trump ka revokuar certifikatat e sigurisë për Antony Blinken, ish-sekretarin e shtetit, dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin për sigurinë kombëtare, thanë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të shtunën.
Ky vendim u mor një ditë pasi Trump njoftoi se i kishte revokuar certifikatën e sigurisë paraardhësit të tij, Joe Biden, duke i ndaluar aksesin në informacione të përditshme të inteligjencës.
Trump gjithashtu revokoi certifikatën e sigurisë për zv. Prokuroren e Përgjithshme të Bidenit, Lisa Monaco, e cila kishte ndihmuar në koordinimin e reagimit të Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Trumpit, thanë zyrtarët./euronews
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...