Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin që t`i lirojë të gjitha pengjet që ende mbahen në Rripin e Gazës apo të ballafaqohet me pasojat, përderisa civilët palestinezë në Gazë po i vuajnë pasojat e bllokadës izraelite.
Presidenti Trump, ka kërkuar që Hamasi të liron të gjitha pengjet izraelite që ende mbahen në rripin e gazës duke thënë se, në rast që pengjet nuk lirohen, çmimi që do të paguhet do të jetë shumë i lartë. Ai njëkohësisht, iu kërcënua edhe udhëheqësisë së Hamasit duke thënë se ka ardhur koha që krerët e grupit militant të largohen nga Rripi i Gazës.
Njëkohësisht udhëheqësi e Hamasit tha se kërcënimet e presidentit Amerikan, tregojnë qartë përkrahjen e tij për Netanyahun dhe tentimet e tij ti shmangët kushteve të cilat i pranoi në marrëveshjen e armëpushimit.
Hamasi tha se mënyra më e mirë për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve është përmes negociatave dhe zbatimit të fazes së dytë të planit të armëushimit, të cilën, sipas Hamasit, Tel Avivi po e vonon qëllimisht.
Ndërkohë, organizatat humanitare dhe zyrtarët në Gaza kanë thënë se situata e popullatës civile po shkon duke u përkeqësuar për shkak të bllokadave Izraelite të ndihmave humanitare dhe derivateve të naftës, zyrtarët nga Britania e madhe, Franca dhe Gjermania kanë thënë edhe se bllokada e ndihmave humanitare e nisur nga Izraeli javën e kaluar është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe i bënë thirrje Tel Avivit ti përmbahet kushteve të marrëveshjes e cila, ndaloi luftën e cila shkaktoi vdekjen e rreth 50 mijë civilëve dhe shkatërrim masiv në Rripin e Gazës.
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...