Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë të ditur se sekretari në detyrë Chad Wolf do të emërohet për të përmbushur postin në krye të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Chad ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ne e vlerësojmë shumë shërbimin e tij”, shkroi Trump në llogarinë e tij në twitter.
Wolf u emërua sekretar në detyrë nëntorin e kaluar.
Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë, një mbikëqyrës i pavarur i kongresit, në fillim të këtij muaji vendosi se emërimi i sekretarit në detyrë, Wolf, ishte i pavlefshëm, sepse departamenti nuk ndoqi procedurat e duhura pas dorëheqjes së ish-sekretarit, Kirstjen Nielsen.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...