Presidenti amerikan Donald Trump pranoi rreziqet e pandemisë së coronavirusit në një intervistë të shkurtit me gazetarin Bob Woodward, dhe pranoi minimizimin e kërcënimit në një intervistë të marsit, sipas një tregimi të librit të ri të Woodward.
“E minimizoja dhe përsëri dua ta bëj këtë sepse nuk dua të krijoj panik”, citohet të ketë thënë Trump më 19 mars gjatë një telefonate me Woodward, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Zbulimi i ri për atë që Trump po thoshte privatisht erdhi ndërsa presidenti përpiqet të bindë publikun amerikan të votojë në nëntor për t’i dhënë atij një mandat të dytë në detyrë ndërsa ai lufton për të kapërcyer sondazhet e ulëta të opinionit publik se si ai e ka trajtuar përgjigjen ndaj virusit.
E sekretarja e shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, pohoi se presidenti nuk kishte qenë “mashtrues”.
“Presidenti nuk e ka gënjyer kurrë publikun amerikan rreth COVID-19”, tha McEnany, dhe “gjithnjë ka qenë i qartë se jetët mund të humbnin”.
Woodward detajizon në librin e tij se Trump u informua për virusin në janar.
“Këto janë gjëra vdekjeprurëse”, i kishte thënë Trump, Woodwardit në një telefonatë të 7 shkurtit.
“Thjesht thithni ajrin dhe kështu kalon”, i tha Trump Woodward, sipas Washington Post. “Dhe kështu që është shumë e ndërlikuar. Kjo është gjë shumë delikate. Është gjithashtu më vdekjeprurëse se edhe gripi më i fortë”.
Libri thotë se Trumpit iu dhanë paralajmërime të tmerrshme në janar në lidhje me virusin që do të çonte në një pandemi në mbarë botën në mars.
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...