Presidenti Donald Trump pritet të dëbojë dhjetëra diplomatë rusë nga SHBA si përgjigje ndaj helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal, raporton Bloomberg.
Dy burime të afërta me këtë çështje i kanë thënë Bloomberg që dëbimet rrjedhin nga rekomandimet e bëra në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën, transmeton portali arbresh.info.
Ato pritet të shpallen të hënën, kur thuhet se një veprim i ngjashëm nga një varg i vendeve evropiane pritet të fillojë.
Fushata e koordinuar do të fillojë me tërheqjen e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Rusi për katër javë të hënën, sipas The Times of London.
Sipas kërkesës së kryeministres britanike Theresa May, deri në 20 vende të tjera gjithashtu do t’i bashkohen fushatës së sanksionimit, përfshirë Francën, Gjermaninë, Poloninë, Irlandën, Holandën, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë, Republikën Çeke dhe Danimarkën./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...