Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për Huthët e Jemenit.
Në një mesazh të publikuar së fundi në platformën Truth Social, Trump ka publikuar një video që tregon forcat ushtarake amerikane duke kryer një sulm ndaj këtij grupi ekstremist.
Në mesazhin e tij, ai thekson se Huthët janë mbledhur për të marrë udhëzime për një sulm të mundshëm.
“Këta Houthit janë mbledhur për udhëzime mbi një sulm. Oops, nuk do të ketë sulm nga këta Houthit!” shkruan ai në postimin e tij.
Kjo frazë e fuqishme ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë për këdo që mendon të sulmojë interesat e Shteteve të Bashkuara.
Në përfundim të mesazhit, Trump i bën thirrje Huthëve dhe të tjerëve që mund të kenë synime të ngjashme të kuptojnë se “ata nuk do të mbytën më kurrë anijet tona!”.
Ndryshe, deklarata është një paralajmërim i fortë për çdo grup ekstremist që mund të konsiderojë sulmimin e forcave amerikane ose interesave të saj në rajon.
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...
Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...