Ish ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, ka “humbur mendjën” pasi humbi punën në Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Trump e kundërshtoi Bannon pasi u citua në një libër që përshkruante një takim mes djalit të Trump dhe një grupi rusësh, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Rusët i kishin ofruar Donald Trump Jr-së informacione të dëmshme për Hillary Clinton në takimin e qershorit 2016.
“Steve Bannon nuk ka lidhje me mua dhe as me presidencën time. Kur u pushua nga puna, ai jo vetëm që humbi punën, por humbi edhe mendjen”, tha Trump.
“Steve ishte pjesë e stafit që ka punuar për mua pasi kam mposhtur shtatëmbëdhjetë kandidatë, ndërsa tani ai po mëson se fitorja nuk është aq e lehtë”, shtoi ai.
Bannon, ish-shefi strateg i presidentit, u konsiderua si lojtar kyç në Shtëpinë e Bardhë dhe ndihmoi në formësimin e mesazhit të fushatës “Amerika e para”.
Ai u largua nga pozita e tij në muajin gusht të vitit 2017./arbresh.info/
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në