Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka cilësuar Korenë Veriore si një ‘komb kërcënues’, pasi Pheniani kreu testin e gjashtë të paisjeve bërthamore.
Ai nuk ka lënë anash mundësinë për të sulmuar Korenë Veriore, duke iu përgjigjur pyetjeve me: “Do t’shohim”, transmeton portali arbresh.info
Trump ka theksuar se Koreja Veriore shihet si vend armiqësor dhe shumë i rrezikshëm për SHBA-të, ndërsa ka kritikuar Kinën se nuk po luan rol të madh në zgjidhjen e krizës me vendin komunist.
Në një postim në Twitter, Trump ka theksuar se po konsiderohen ndërprerje të tregtive me vendet që bëjnë biznes me regjimin e Kim Jong-un.
Gjatë mëngjesit të së dieles, Koreja Veriore ka testuar raketën e gjashtë balistike ndërkontinenale me hidrogjen, e cila ka shkaktuar zemërim te vendet perëndimore.
Testi i sotëm konsiderohet si një ndër testet më të mëdha të kryera nga regjimi komunist./arbresh.info/
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...