
HOLD FOR STORY BY CAROLYN THOMPSON--Brooklyn College students walk between classes on campus, Wednesday Feb. 1, 2017, in New York. Students say they welcome Gov. Andrew Cuomo’s tuition-free proposal for state colleges, but it represents about a third of the typical four-year student’s total college bill only--room and board are the bigger ticket items. (AP Photo/Bebeto Matthews)
Departamenti i Sigurisë Kombëtare po shqyrton një propozim sipas së cilit mbi 1.4 milionë studentëve ndërkombëtarë do t’u duhej të aplikonin çdo vit për leje për të qendruar në Shtetet e Bashkuara.
Propozimi është pjesë e një plani për të forcuar masat e sigurisë kombëtare duke monitoruar statusin e studentëve, sipas gazetës “Washington Post”.
Gazeta citon dy zyrtarë të paidentifikuar të thonë se plani do të kërkonte ndryshime rregullatore që do të donin të paktën 18 muaj për t’u realizuar. Plani do të kërkonte bashkëpunimin e Departamentit të Shtetit që jep vizat, ndërkohë që Departamenti i Sigurisë Kombëtare i administron ato dhe kontrollon hyrjen në Shtetet e Bashkuara.
“Washington Post” thotë se zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare kanë ngritur shqetësime se rregullat për vizat për studentët nuk janë të përcaktuara mirë. Agjencia njoftoi së fundmi se 2.8 për qind e atyre që marrin viza si studentë apo për programe shkëmbimi, e shkelën vizën vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i numrit mesatar të vizitorëve.
Nëndrejtorja Ekzekutive e Shoqatës së Arsimit Ndërkombëtar, Jill Welch, thotë se ky propozim “do të kishte pasoja të konsiderueshme për interesat tona të sigurisë kombëtare, politikën e jashtme dhe ato ekonomike, si edhe për aftësitë shkencore dhe innovative të Amerikës”.
Mbi një milionë studentë ndërkombëtarë studiojnë çdo vit në Shtetet e Bashkuara, duke kontribuar me miliarda dollarë në ekonominë amerikane. Rreth 77 për qind e atyre studentëve vijnë nga Azia. Kina dhe India dërgojnë numrin më të madh./voa
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...