Pa kthimit të tij në Uashington nga Izraeli dhe Egjipti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump foli me gazetarët në bordin e Air Force One.
Gjatë bisedës informale, ai e quajti ditën historike dhe vuri në dukje se ishte arritur diçka që askush nuk e mendonte të mundur. Një video promovuese u publikua gjithashtu në kanalin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Trump vlerësoi në mënyrë specifike Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke thënë se ai është një mik dhe gëzon respektin e Presidentit rus Vladimir Putin.
“Unë shkoj mirë me Erdoganin. Shkoj mirë me të fortët, nuk shkoj mirë me të dobëtit”, tha ai, duke shtuar se udhëheqësit e NATO-s shpesh i kërkojnë të flasë me Erdoganin kur lindin probleme.
I pyetur se cilët ishin udhëheqësit e dobët në takimin në Izrael dhe Egjipt, Trump u përgjigj: “Nuk do t’i përmend emrat e tyre, por ju ndoshta e dini se kush janë.”
Në fund, ai u tha shkurt gazetarëve: “Ishte një ditë e jashtëzakonshme. Kjo ishte histori në krijim.”
Çështja e presidentit, Gashi: Sjellje e dhunshme për ndryshi...
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...