Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka theksuar se BE-ja do të kishte mbështetur sanksionet e SHBA-ve mbi Iranin, sikur ai të ishte më këmbëngulës.
Sipas Presidentit amerikan ka thënë se ai e ka lejuar Gjermaninë dhe Francën që të vazhdonin të bëheshin të pasur nga Teherani, pasi Amerika ishte e aftë të ushtronte presion e vetme mbi iranianët, transmeton portali arbresh.info
I pyetur nga Fox Neës nëse Europa do të mbështetsë strategjinë e tij të re mbi Iranin, Trump tha se “ai ka një marrëdhënie të ngrohtë me udhëheqësit franceze dhe gjermanë”.
Sa i përket çështjes iraniane, Trump theksoi: “Unë u kam thënë atyre (BE-së), që paratë që i fitojnë nga Irani mund t’i mbajnë, sepse ne nuk kemi nevojë për këtë”.
Ai shtoi se beson se Europa ka ngurruar që të mbështesë shtytjen e tij anti-iraniane për arsye ekonomike.
Në mes të muajit tetor, Trump njoftoi se nuk do të vërtetonte se Irani është duke përmbushur marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015./arbresh.info/
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...