Donald Trump është pyetur për takimin e tij me Volodymyr Zelensky të premten dhe nëse ai do të përfitojë nga rasti për të kërkuar falje që e quajti presidentin ukrainas “diktator”.
Ai refuzon të adresojë mundësinë e një faljeje, por thotë “Unë mendoj se do të kemi një takim shumë të mirë nesër në mëngjes, do të shkojmë shumë mirë”.
Trump thotë se ka “shumë respekt” për Zelenskyn, duke shtuar se “ne i kemi dhënë shumë pajisje dhe shumë para, por ata kanë luftuar me shumë guxim”.
“Dikush duhet ta përdorë atë pajisje”, thotë Trump, “dhe ata kanë qenë shumë të guximshëm”.
Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi reagime të ashpra duke e quajtur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një “diktator”.
Megjithatë, kur u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale, ku ishte bashkë me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer, për ta përsëritur deklaratën, ai “u tërhoq” duke thënë: “A thashë unë këtë? Nuk mund ta besoj që e kam thënë”./telegrafi/
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare