Kandidati për President të Amerikës nga radha e republikanëve, Donald Trump ka thënë se refugjatët sirianë që kanë ardhur në Shtete të Bashkuara të Amerikës do t’i kthente prapë në Siri nëse ai do të zgjidhej president, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë një tubimi në New Hampshire të mërkurën duke thënë se është i shqetësuar se refugjatët mund të jenë pjesëtarë të maskuar të Shtetit Islamik.
“Po i njoftoj njerëzit se ata që po vijnë nga Siria kaq pasivisht, se nëse unë fitoj, ata do të kthehen nga kanë ardhur”, është shprehur Trump.
Këto qëndrime të tijat ai i ka shpalosur në të njëjtën ditë kur aeroplanët luftarakë të Rusisë kanë filluar sulmet ajrore në qendër të Sirisë dhe në veri – kjo po ashtu përbën ndërhyrjen e parë ushtarake të Rusisë që kur Bashkimi Sovjetik e kishte okupuar Afganistanin në vitin 1979.
“Nëse unë fitoj, Amerika s’do t’i pranojë këta 200,000 njerëz që mund të jenë të ISIS’it. Ata mund të vijnë në Amerikë duke përfituar nga dobësia e Barack Obamas, por do të kthehen në tokën e tyre sapo unë të hyj në Shtëpinë e Bardhë”, ka përfunduar Trump.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...