Presidenti Donald Trump ka thënë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të zgjerojnë arsenalin e tyre bërthamor, në komentet e para të lëshuara që nga marrja e detyrës.
Trump ka thënë që do të ishte e “mrekullueshme” sikur asnjë komb të mos kishte armë bërthamore, por përndryshe SHBA-ja duhet të jetë në “top paketë”, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha për Reuters se SHBA kishte “rënë prapa në kapacitetin e armëve bërthamore”.
Kritikët thonë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia tashmë kanë më shumë armë se sa është e nevojshme për të penguar një sulm bërthamor.
SHBA ka 6,800 armë bërthamore dhe Rusia ka 7,000, sipas Shoqatës jopartiake për Kontrollin e Armëve të SHBA./Arbresh.info
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit