Presidenti Donald Trump, në një bisedë telefonike me “The New York Times”, operacionin amerikan në Venezuelë e quajti “brilant” por nuk tha nëse për këtë çështje e ka konsultuar Kongresin.
Trumpi, sipas NYT, u duk i lodhur.
Gazeta thotë se e ka telefonuar Trumpin pak minuta pasi ky njoftoi për kapjen e Nicolas Maduros.
“Shumë planifikime të mira dhe shumë, shumë ushtarë e njerëz të mirë”, tha ai. “Ishte një operacion brilant, vërtetë”.
Gazetari i NYT thotë se e ka pyetur nëse ka kërkuar autoritetin e Kongresit para se ushtria amerikane, bashkë me personel të zbatimit të ligjit, u përfshinë në “sulm në shkallë të gjerë”, siç shkroi ai në rrjete sociale.
“Do ta diskutojmë atë”, tha ai. “Do ta mbajmë një konferencë për media”.
Tyler Pager thotë se e pyeti se çka parasheh për të ardhmen e Venezuelës.
“Do të mësoni gjithçka për këtë në orën 11 (sipas kohës lokale)”, tha ai, para se ta mbyllte telefonin.
Telefonata zgjati 50 sekonda.
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...