Presidenti Donald Trump para gazetarëve ka deklaruar se administrata e tij do të jetë në gjendje të ‘rregullojë’ edhe Korenë Veriore, megjithatë ai nuk ka ofruar asnjë plan konkret se si planifikon të mënaxhojë situatën e krijuar.
“Ne do t’ia dalim të merremi me Korenë Veriore. Ne merremi me të gjithë, do të ‘rregullojmë’ edhe ata”, tha Trump, pasi u pyet për strategjinë e tij, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Koreja Veriore për herë të dytë ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale, duke rritur tensionet mes SHBA-ve, Kinës, Japonisë dhe Koresë Jugore.
Trump ka kritikuar edhe Kinën në raport me situatën e krijuar, duke akuzuar se ‘ata (Kina) nuk po bëjnë asgjë’.
Në anën tjetër, Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, ka deklaruar se koha për bisedime me Korenë Veriore është duke përfunduar./Arbresh.info
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë