Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot një takim shumë efektiv mbi Afganistanin me këshilltarët dhe ministrat më të afërt duke garantuar se parashikohej me talebanët një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit të nisur në vitin 2001.
“Gjithçka përfundoi me një takim shumë efektiv mbi Afganistanin. Shumë brenda kampit të kundërshtarëve të kësaj lufte civile 19-vjeçare dhe vetë ne parashikojmë arritjen e një marrëveshjeje të mundshme”, theksoi presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social “Twitter”.
Shtëpia e Bardhë kishte sinjalizuar disa minuta më herët progreset në kuadër të përgatitjes së një marrëveshjeje paqeje me talebanët duke konfirmuar gjithashtu se diskutimet mes Donald Trump dhe këshilltarëve dhe ministrave kishin shkuar mirë, përcjell Atsh.
Presidenti amerikan ka folur që prej klubit të tij të golfit të Bedminster, në Nju Xhersi, me disa zyrtarë të lartë, mes të cilëve ministri i Mbrotjes, Mark Esper, sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali, Joseph Dunford.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...