Demokratët e SHBA-ve, përfshirë Bernie Sandersin dhe Tim Kaine e kanë akuzuar presidentin Donald Trump që ka mungesë autoriteti që ai ta shmangë Kongresin dhe t’i lansojë raketat në Siri.
Trump urdhëroi lëshimin e 59 raketave në një cak ushtarak si përgjigjie ndaj përdorimit të supozuar të armëve kimike në civilë nga lideri sirian Bashar Al-Assadi, dhe ky ishte sulmi i parë i drejtpërdrejt i SHBA-ve në këtë vend.
Demokratët dhe republikanët e kanë quajtur këtë veprim si “të gabuar” mëngjesin e së dielës, në një emision politik.
Mes tyre, Bernie Sanders e ka quajtur “shfaqje horror” sulmin dhe kaosin me raketa në Siri, shkruan The Independent.
“Kjo është një shfaqje horror”, tha senatori i Vermontit, Bernie Sanders.
“Po, ne duhet ta heqim qafe Assadin, por nuk mund ta bëjmë këtë njëanshëm”.
“Unë nuk besoj që presidenti ka autoritet që të lëshojë raketa”.
“Të arrijmë pak konsistencë nga ky president. Ta përfshijmë kongresin në këtë debat”, shtoi Sanders.
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë