Pa pranuar ende zyrtarisht humbjen e zgjedhjeve ndaj Joe Biden, Donald Trump po planifikon të ardhmen.
“Washington Post” raporton se Trump në rrethin e ngushtë të miqve dhe bashkëpunëtorëve ka paralajmëruar se planifikon që sërish të kandidohet në vitin 2024.
Ai jo vetëm që është fytyrë dominuese në partinë e tij, por edhe fytyra e vetme që gjatë mandatit katër vjeçar ka shuar zërat kritikë brenda GOP-it (Partia Republikane apo Grand Old Party).
Senatori nga Teksasi, Ted Cruz dhe senatori nga Florida, Marko Rubio do të mund t’i futeshin garës me Trumpin, por një skenar i tillë tashmë është parë kur Trump që të dy i mundi gjatë vitit 2016 dhe atë para se të zgjidhej president.
Republikanët Larry Hogan dhe senatori i Nebraskës, Ben Sasse, gjithashtu do të mund të kandidonin në zgjedhje, edhe pse kanë pak gjasa për fitore.
Trump gjatë pesë viteve të fundit Partinë Republikanë e ka transformuar, ku njerëzit kyç brenda saj kanë qëndrime të ngjashme sa i përket ekonomisë dhe politikave sociale.
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re