Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se takimi i nesërm i shumë përfolur që do të zhvillohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ai do të telefonojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të rregulluar një takim të dytë – dhe se kjo mund të zhvillohet në një numër vendesh, përfshirë Alaskën.
Megjithatë, i shtyrë nëse Zelensky është në gatishmëri për të shkuar për bisedime të mëtejshme nëse gjërat shkojnë mirë, Trump thotë se nuk do të spekulojë nëse do të ketë apo jo një takim të dytë.
Trump shton se “mund të jetë mirë” që ai dhe Putini të flasin me gazetarët pas takimit të tyre, por nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, ai nuk do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe në vend të kësaj do t’u drejtohet gazetarëve vetë para se të kthehet në ShBA, shkruan BBC.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...