Presidenti amerikan, Donald Trump tha në Zyrën Ovale se palestinezët nuk do të dëbohen nga Gaza.
Një gazetar e pyeti rreth planit për dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës, shkruan nbc.
“Askujt nuk po i bëhet dëbim. Me kë je?”, pyeti Trump gazetaren e pranishëm në zyre ku ishte edhe kryeministri Irlandës Veriore, Micheal Martin.
Ajo u përgjigj se ishte nga Voice of America, një rrjet transmetimi ndërkombëtar i financuar nga qeveria federale amerikane. Presidenti u përgjigj “Oh, s’qenka çudi.”
Muajin e kaluar, presidenti kishte thënë se palestinezëve nuk do t’u lejohej kthimi në Rripin e Gazës.
Lideri amerikan planifikonte të ndërtonte vila e hotele dhe vendin ta shndërronte në një zonë turistike, por kjo u kundërshtua nga shtetet evropiane dhe të Lindjes së Mesme.
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...