Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, mundet ende të ndodhë më 12 qershor, pavarësisht se më herët ai e kishte anuluar atë.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund edhe të takohemi më 12 qershor. Ne po flasim me ta. Ata duan që takimi të mbahet dhe ne do të donim që ai të realizohej po ashtu”, i tha ai gazetarëve.
Një ditë më parë, ai fajësoi armiqësinë e hapur të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të tij me Kim Jong-un. Lideri koreano-verior, tha më vonë se ishte i predispozuar të takohej në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Zëvendës ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan, tha ndërkohë se vendimi i Trump për të anuluar takimin, ishte për të ardhur keq.
Takimi i 12 qershorit në Singapor, do të ishte i pari në të cilin një president amerikan në detyrë do të ulej në tryezë me një lider koreano-verior.
Detajet e takimit tashmë në pikëpyetje, ishin të paqarta, por ato do të fokusoheshin tek mënyrat e denuklearizimit të gadishullit korean dhe reduktimit të tensioneve.TCH
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...