Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi sërish sot se do të përdorë forcën kundër Koresë së Veriut, duke theksuar se mundësitë ushtarake janë përgatitur dhe gati për t’u përdorur.
“Zgjidhjet ushtarake tani janë plotësisht të përgatitura dhe gati për t’u përdorur, nëse Koreja e Veriut sillet pa kujdes”, deklaroi presidenti amerikan në profilin e tij “Twitter”.
“Shpresoj që Kim Jong Un do të gjejë një rrugë tjetër”, shtoi ai.
Ky deklarim i fundit i shtohet përshkallëzimit verbal të ditëve të fundit.
Madje Donald Trump mbrojti dje formulën e tij të përfolur ku premtonte “zjarr dhe zemërim” kundër Phenianit duke vlerësuar se “nuk është mjaftueshëm e ashpër”.
Arrestohet vrasësi i Kevin Muharremit në Itali, është poasht...
Zelensky merr çmimin “Ewald von Kleist” për rezistencën ukra...
Flick flet për gjyqtarët dhe polemikat pas humbjes së rëndë ...
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus