Qindra mijëra protestues kanë dalë në rrugë, nëpër qytete në të gjithë botën më 21 janar, për të treguar solidaritet me protestën në Uashington, e quajtur “Marshi i Grave”, kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.
Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland, shkruan Evropa e Lirë.
Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera.
Ngjarja kryesore “Marshi i grave ” po zhvillohet në Washington.
Organizatorët kanë thënë se presin 200,000 njerëz për të marrë pjesë në marshimin e tyre në Washington, duke nisur nga ora 10 e paradites sipas kohës lokale.
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dh...
Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses...
Pas tre muajve në burgjet e Serbisë, lirohet ish-pjesëtari i...
Sahiti rigjen formën në Izrael, shënon tjetër gol me fanellë...
Klodi për ‘martesën’ me Elijonën: S’i kom ra hala pishman